Në Siri janë vrarë më se 1000 luftëtarë iranianë

PUBLIKUAR

Në konfliktin në Siri janë vrarë më se 1,000 mijë luftëtarë iranianë, ka thënë shefi i Fondacionit të Martirëve të Iranit, Mohammadali Shahidi Mahallati.

“Tash numri i martirëve të Iranit si mbrojtës të tempujve, e ka kaluar numrin 1,000”, tha zoti Mahallati.

Fondacioni i mbështet të afërmit e të vrarëve iranianë gjatë luftës në Siri.

“Mbrojtësit e tempujve” është shprehje që përdoret në Iran, me të cilën u bëhet referencë forcave iraniane të vendosura në Siri, në mbështetje të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që është aleat rajonal i Iranit.

Irani pretendon se luftëtarët janë “vullnetarë”, që kanë udhëtuar në Siri për t’i mbrojtur vendet fetare dhe tempujt e shiitëve.

Teherani është mbështetësi kryesor i qeverisë së Sirisë, duke e ndihmuar që të mbetet në pushtet nëpërmjet ndihmës financiare dhe ushtarake. /rel/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...