Çka ndodhi në 24 orët e fundi në Kosovë, sipas raporti të Policisë së Kosovës.
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Shashkovc, Prishtinë 04.10.2014 – 13:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit ishin përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole e tipit “CZ”, e cila armë është përdorur në rast nga njëri prej të dyshuarve. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 04.10.2014 – 00:45. Raportohet se gjatë një kontrolle në veturën e një mashkulli shqiptar shtetas i Shqipërisë është gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë narkotike e llojit “Marihuanë”. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Aeroporti i Prishtinës 03.10.2014 – 23:40. Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Fsh. Greikoc, Suharekë 04.10.2014 – 16:50. Ankuesi K/Shqiptar ka raportuar se në fshat kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes – granat dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Lubizhdë, Prizren 04.10.2014 – 13:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi kryen obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Reshtan, Suharekë 04.10.2014 – 07:05. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën e tij me targa civile duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin, del jashtë rruge dhe godet një shtyllë elektrike. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë ngasësi dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar të cilët pasi marrin tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit lirohen.
Fsh. Duhël, Suharekë 04.10.2014 – 07:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën VW Bora nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dal nga rruga me ç ’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK-Jarinje 04.10.2014 – 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 04.10.2014 – 19:20. Raportohet se janë arrestuar katër (4) meshkuj K/Boshnjak pasi që gjatë një kontrolle rutinore në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar 3.07 gram Kokainë. Tre nga të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa njëri dërgohet në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Zhabar i Ulët, Mitrovicë 04.10.2014 – 10:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Opel nga pakujdesia ka goditur veturën Honday me ngasëse viktimën femër K-Shqiptare. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima e cila dërgohet në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
Vushtrri 04.10.2014 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën Opel Zafira me targa lokale të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër K-Shqiptare-e mitur ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Fsh. Ternovc, Mitrovicë 04.10.2014 – 15:10. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Ford me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën VW Pasat me targa lokale të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit pesë pasagjerë katër femra dhe një mashkull K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe e njëjta kanë pranuar tretman mjekësor.
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Aeroportin Ndërkombëtar 04.10.2014 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas nga Shqipëria, pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumentacionit ka prezantuar një dokument që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.



