Aksident në Austri, plagosen rëndë babë e bir nga Kosova

PUBLIKUAR

Të shtunën pasdite, zjarrfikësit e qarkut të Baden-it, nuk kishin qetësi. Brenda një ore në Tribuswinkel, (pak kilometra larg Vjenës) kanë ndodhur dy aksidente të rënda. Në të dy aksidentet kanë mbetur të lënduar persona të shumtë, ndër ta edhe fëmijë, shkruan “heute.at”.

Në anën tjetër,  albinfo.ch merr vesh se në aksidentin e dytë në të cilin janë përfshirë dy vetura, pasagjerët e veturës Jaguar, (model i vjetër), kanë qenë babë e bir nga Kosova ( të moshës rreth 45 dhe 15 vjeçarë), banues në Vjenë të Austrisë.

Të gjithë të lënduarit nga ky aksident janë transportuar me shpejtësi për në spitalet më të afërta.

Sipas informacioneve të fundit të “albinfo.ch”, gjendja e të lënduarve është ende e rëndë, ndërkohë fatbardhësisht thuhet se jeta e tyre është jashtë rrezikut./albinfo

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...