Kryeministri: S’i kemi votat për Demarkacion, por sërish do ta procedojmë në Kuvend

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se momentalisht nuk i kanë votat për të kaluar marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai këto komente i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën CiviKos ku u fol për bashkëpunimin në mes të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se nuk kanë hequr dorë që kjo marrëveshje të procedohet deri në fund të vitit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, Kryeministri Mustafa i ka thënë Listës Serbe se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata po e kërkojnë.

Kështu shefi i Qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq  të cilët i kanë dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse ajo me të vërtetë dëshiron kthimin e serbëve në institucione.

Sipas tij, serbët duhet t`i kthehen punës së rregullt në Qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit por ai assesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre, njofton Klan Kosova.

 

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...