Ilia Stefo i PS-së zgjidhet kryetar i ri i bashkisë Kolonjë

PUBLIKUAR

Ilia Stefo, i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane do te jetë kryetari i ri i bashkisë së Kolonjës.

Stefo i cili kandidonte përballë kandidatit të opozitës, Dritan Hajro mori mbi 2 mijë vota më shumë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Stefo falënderoi të gjithë votuesit, ndërsa tha se tani fillon puna për një Kolonjë më të mirë.

“Rezultat i pastër Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqarëve më kanë dhënë detyrën më të bukur, mundësinë për tu shërbyer të gjithëve”.

Nga ana e tij Hajro ka pranuan humbjen, duke uruar fituesin e kësaj gare, Ilia Stefo.

Hajro ishte i zgjedhuri i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, por që vinte nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.

Pjesëmarrja në votim ishte 49.6% të qytetarëve të cilët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...