Persona të panjohur kanë demoluar shtabin e VMRO-DPMNE-së mbrëmjen e së shtunës në Kavadar, ku janë thyer dritaret dhe një pjesë e inventarit, transmeton Portalb.
“Me këso gjestesh po tentohet të krijohet frikë. Ua bëjmë me dije se nuk do të kenë sukses. Këto sulme qyqare nuk do të na frikësojnë. Po vjen koha kur qytetarët do ta dënojnë këtë dhunë”, tha Andon Llazarov nga Dega e VMRO-DPMNE-së në Kavadar.
Lajmi për demolimin e shtabit të partisë nacionaliste maqedonase të Nikolla Gruevskit duket pothuajse i pabesueshëm, kur të gjithë e dinë se kush zakonisht qëndron pas demolimit të shtabeve partiake, si dhe shtabet e cilave parti zakonisht pësojnë./Gazeta Express/


