Erdogan i lodhur nga BE-ja, thotë se Turqia mund t’i bashkohet Paktit të Shangait

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, është cituar sot të ketë thënë se Turqia nuk ka nevojë t’i bashkohet Bashkimit Evropian me çdo kusht, dhe se në vend të saj, mund të anëtarësohet në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim, e cila dominohet nga Rusia, Kina dhe vendet e Azisë Qendrore.

Shpresat e Turqisë, e cila është anëtares e NATO-s, për t’iu bashkuar BE-së duken më larg se kurrë pas 11 vitesh negociata, transmeton Express.

Liderët evropianë e kanë kritikuar Turqinë për mungesë të lirive demokratike, me Ankaranë që është irrituar vazhdimisht me atë që e sheh si arrogance perëndimore.

“Turqia duhet të ndjehet e lehtësuar. [Turqia] nuk duhet të thotë se ‘për mua BE-ja është me çdo kusht’. Ky është mendimi im,” kështu është cituar Erdogani nga gazeta turke “Hurriyet”.

“Përse mos të jetë Turqia në Pesëshen e Shangait? Këtë ia kam thënë presidentit rus, Putin, presidentit të Kazakistanit Nazarbayev dhe të tjerëve në Pesëshen e Shangait [Paktin e Shangait],” ka thënë Erdogan.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...