Kur ka qenë hera e fundit që jeni kënaqur? Mendoni për këtë. Nëse e vëreni se nuk jeni duke u kënaqur ekzistojnë arsye për këtë dhe ne ua zbulojmë ato.
Ju mendoni se nuk keni kohë për t’u kënaqur
Ka gjithmonë kohë për t’i bërë gjërat që doni. Nuk ka nevojë që ta harxhoni tërë ditën për t’u kënaqur, mjaftojnë disa orë që të ndjeheni mirë.
Ju mendoni se duhet ta planifikoni kënaqësinë
Shumica e kënaqësive janë të momentit dhe nuk mund të planifikohen. Lërini gjërat të rrjedhin vetë dhe jetoni momentin.
Ju e ngatërroni solemnitetin me seriozitetin
Askush nuk shpëton i gjallë siç thotë Jim Morrison. Jeta është e shkurtër kështu që shijojeni.
Ju mendoni se kushtet për t’u kënaqur duhet të jenë në nivel
Shumë gjëra të mira ndodhin papritur, kështu që lëreni veten të jeni jo të përsosur sepse të tillë jemi si qenie.
Ju mendoni se kënaqja duhet të jetë diçka madhështore
Kënaqësia mund të gjendet edhe në gjëra të vogla, nuk ka nevojë të jetë spekulatore.
Jeni i mërzitur
Ndonjëherë thjesht jeni të mërzitur dhe s’keni vullnet për të bërë asgjë. Por, për gjithçka ka zgjidhje kështu që bëni ndryshime në jetën tuaj dhe kënaquni.
Ju brengoseni çfarë mendojnë të tjerët për ju
Ju nuk doni që të dukeni qesharak para njerëzve tjerë sepse frikësoheni se ata mund t’ju paragjykojnë. Por e dini çfarë, askush nuk mendon për ju aq sa ju mendoni. Edhe nëse ju përqeshin është problem i tyre jo i juaji.
Ju mendoni se duhen paratë për t’u kënaqur
Thënia “Gjërat më të mira në jetë janë falas”, është e vërtetë. Ju nuk keni nevojë që të shkoni në pushime në vende shumë të shtrenjta apo të blini gjëra të shtrenjta për t’u kënaqur. Ajo që ka rëndësi është që të kaloni kohën me njerëzit që i doni dhe ajo kushton absolutisht falas.



