Avioni rus me delegacionin e Putinit bën ulje të detyruar në Lisbonë

PUBLIKUAR

Rusia ka dërguar një aeroplan rezervë në Lisbonë, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte një pjesë e delegacionit të presidentit Vladimir Putin u prish në kryeqytetin e Portugalisë, në rrugë e sipër për në samitin e APEC në Peru.

Anëtarët e delegacionit dhe disa gazetarë pritet që të udhëtojnë në Lima me një aeroplan rezervë, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS një zëdhënëse e administratës së presidencës.

Teknikët do të rregullojnë aeroplanin e prishur i cili do të kthehet pastaj në Moskë.

Putin që udhëtonte në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor me një avion tjetër nga Sochi, nuk u prek nga prishja.

Më heret, aeroplani i delegacionit u shoqërua përmes hapësirës ajrore zvicrane nga avionët luftarakë të Forcës Ajrore Zvicerane.

Udhëtarët e avionit rus u njoftuan se shoqërimi ishte një praktikë normale në hapësirën ajrore zvicerane dhe ishte pjesë e marrëveshjes paraprake. (REL)

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...