Kadare, i treti në parashikimet për Nobel

PUBLIKUAR

kadare-epoke-nobel

Ndërsa shkrimtari ynë 78 vjeçar disa herë kandidat për çmimin Nobel, por dhe fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005, renditet i treti.

Në klasifikimin që revista italiane “Panorama” ka bërë për fituesit e mundshëm të Nobelit për Letërsinë, i pari renditet Ngugi Wa Thiong’o, autor kenian i romaneve, poezive dhe veprave teatrale.

I dyti është shkrimtari japonez i “Sweetheart Sputnik”, Haruki Murakami.

Ndërsa shkrimtari ynë 78 vjeçar disa herë kandidat për çmimin Nobel, por dhe fitues i çmimit “Princi i Asturias” dhe “Man Booker International Prize” në 2005, renditet i treti.

Më pas vijnë Svetlana Aleksejeviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.

Ngjitet në klasifikim shkrimtari i madh nga SHBA, Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor. Në fund janë italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...