Një zëdhënës i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se presidenti asnjëherë nuk kishte kërkuar regjistrimin në bazë të përkatësisë fetare, pavarësisht se në një video Trump dëgjohet të ketë thënë se ka një plan të tillë, transmeton Express.
Republikani Trump, në nëntor të vitit 2015 ka paraqitur një program për regjistrimin e myslimanëve që jetojnë në SHBA.
Së fundmi, njëri nga përfaqësuesit e ekipit të Trumpit ka dalë me një deklaratë, ku ka thënë se Trump asnjëherë nuk ka kërkuar ndonjë regjistrim apo sistem që prekë individët mbi bazat fetare dhe kjo nuk mund të kuptohet ndryshe, transmeton Express.
Në vitin 2015, Trump kishte thënë se do të sillte disa sisteme që do të gjurmonte myslimanët, pasi këta të fundit do të nënshkruanin në vende të ndryshme të SHBA’së./Express


