Qeveria e Skocisë dhe ajo e Uellsit do të lejohen të marrin pjesë në Gjykatën Supreme për mënyrën se si duhet të procedohet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Qeveria ka apeluar kundër Gjykatës së Lartë, e cila me ligj ka paraparë që deputetët të votojnë për aplikimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës për dalje nga BE’ja, transmeton Express.
Gjykata Supreme ka konfirmuar se autoritetet ligjore të Uellsit dhe Skocisë do të marrin pjesë në apelin kundër Gjykatës së Lartë.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se procesi i Brexit është planifikuar të fillojë në prill të vitit 2017.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike May ka thënë se “jemi të gatshëm për fillimin e aplikimit të Nenit 50, në fund të marsit dhe dua që të kalojmë nëpër një proces të lehtë dhe të rregullt që do të përfundoj më një zgjidhje që do t’i konvenojë të dy palëve: Britanisë së Madhe dhe BE’së”. /Express/


