Si të dini a e keni gripin, flamën apo alergjinë

PUBLIKUAR

Simptomat janë shpesh të ngjashme, por nuk shërohen në mënyrë të njëjtë, prandaj është me rëndësi të dini se çka ju ka “gjetur”.

Rrjedhja e hundëve, kolla, rraskapitja… janë simptoma të tri sëmundjeve të ndryshme. Si të dimë cilën e kemi “fituar”?

Kur është fjala për alergjinë, teshtitjen pa ndërprerë, do të thotë që mund të teshtijmë edhe nga njëzet herë në vazhdimësi, gjë që te gripi dhe flama nuk ndodh.

Gjithashtu, irritimi i hundës dhe i syve është karakteristikë vetëm për alergjinë.

Nëse kolla dhe rrjedhja e hundëve shpesh përsëriten, atëherë patjetër shkoni te mjeku dhe gjeni shkaktarin e alergjisë suaj.

Gripi dhe flama nuk kthehen aq shpejt, transmeton Telegrafi.

sick-flu-bc9098-002

Temperatura shumë e lartë është shoqëruese e gripit, jo e alergjisë, si edhe dhembjeve të forta të muskujve dhe nyjave. Nëse vetëm jeni ftohur, temperatura është pak e ngritur.

Vitamina C, pije të nxehta, pushimi – mund të lehtësojnë edhe gripin edhe flamën, por jo edhe alergjinë, kështu që edhe kjo mund t’ju jetë tregues nga çka në të vërtetë jeni sëmurë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...