Zgjatet hetimi ndërkombëtar për sulme kimike në Siri

PUBLIKUAR

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar zgjatjen për një vit të hetimit ndërkombëtar për përcaktimin e fajësisë për sulmet me armatim kimik në Siri

Ky hetim është zgjatur mbrëmë vonë me kërkesë të Rusisë, për fokusim më të madh në “kërcënimin terrorist kimik”.

Hetimi i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik, i lansuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para një viti, tashmë ka gjetur se forcat e qeverisë së Sirisë ishin përgjegjëse për tri sulme me gaz të klorit dhe se militantët e Shtetit Islamik kishin përdorë gaz helmues.

Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat./REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...