Trump i ka ofruar post kritikut të Obamës

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka ofruar ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane

Derisa nuk ka pasur njoftime se a e ka pranuar Flynn këtë ofertë, agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar të lartë të zotit Trump, që ka thënë se “kur presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon nga ju që të shërbeni, ekziston vetëm një përgjigje”.

Zoti Flynn ka shërbyer në dy vite të trazuara si drejtor i Agjencisë së inteligjencës ushtarake në administratën Barack Obama, para se të largohej në vitin 2014 dhe të shndërrohej në kritik udhëheqës të politikave të jashtme të Obamës.

Zoti Flynn është veçanërisht kritik ndaj qasjes së Obamës për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara janë më pak së sigurta nga terrorizmi sot, se që ishin para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001./rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...