Sot në prani të shumë burrave të fshatit Shalë janë pajtuar familja Drenica me familjën Shala, ku si pasojë e një tragjedije kishte humbur jetën 18 vjeqari Valmir Drenica nga Fshati Shalë.
Kioska afër shkollës ishte pikëtakimi i dy të rinjve nga fshati Shalë e Lipjanit, tash e sa vjet. Mirëpo, pasditen e së shtunës, me t’u kthyer nga testi i maturës, Valmir Drenica, 18-vjeçar, u vra nga plumbi i vetëm që gjendej në revolen e babait të shokut të tij më të ngushtë, Kamer Shalës, i cili tani po mbahet në polici.
Ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga plumbi i revoles dhe ka vdekur në QKUK. Familjarët e viktimës thonë se asnjëherë nuk e kishin pritur një ngjarje të tillë, pasi ata kurrë nuk kishin pasur probleme./LipjaniNews/



