Shqiptarët ankohen, Trajanovski s’mërzitet

PUBLIKUAR

612

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski duhet të respektojë gjuhën shqipe, përkatësisht Kushtetutën dhe ligjin.

Kështu shprehet Naser Ziberi, njëri nga anëtarët shqiptar të Komisionit, i formuar para 7 muajve me qëllim shqyrtimin e dygjuhësisë në nivel të kryeqytetit. Sipas Ziberit çdo anashkalim i shqipes që po ndodh ditëve të fundit është shkelje e rëndë e dispozitave ligjore që rregullojnë këtë materie.

“Jo që jemi të njëzëri, po ne mendojmë se ashtu flet ligji pasi kjo çështje është e pastër dhe duhet qyteti i Shkupit dhe administrata e tij të respektojë dygjuhësinë edhe atë duke u mbështetur në dy akte ligjore që janë konstrukt i problematikës, në ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe ligji për qytetin e Shkupit. Çdo shmangie e shqipes që po ndodh kohëve të fundit është shkelje e rëndë e dispozitave të ligjeve që rregullojnë këtë materie.’, deklaroi Naser Ziberi, anëtar i Komisionit

Anëtari tjetër shqiptar i Komisionit, Rami Qerimi thotë se ata janë të gatshëm të takohen për çdo ditë me qëllim tejkalimin e shmangies së shqipes në kryeqytet, por që caktimi i mbledhjeve të komisionit nuk është në duar të tyre.

“Neve nuk mund të iniciojmë mbledhje pasi formalisht gjatë takimit të parë që kemi pasur është përcaktuar që administrata e qytetit të Shkupit duhet të jetë ajo e cila do të thirë mbledhjet, do të na furnizojë me materiale dhe do të përcaktojë takimin d.m.th ne nuk kemi asnjë kompetencë që të thërrasim mbledhje si anëtarë të komisionit që jemi”, tha Rami Qerimi, anëtar i Komisionit.

Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, personi juridik që nuk respekton ligjin për gjuhët, mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit për përdorim të gjuhëve dhe mund të dënohet deri në 5 vjet burg. /Alsat M/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...