Ushtaret e Kosovës

PUBLIKUAR

Femra kosovare po dëshmon se është e zonja për të shërbyer në FSK. Rekrutimi, shërbimi si dhe karriera bëhen në bazë të ligjeve dhe rregulloreve të cilat vlejnë për të gjithë pjesëtarët, e jo sipas kuotave

E do suksesin që e meriton. Nuk do kuota dhe as përkrahje gjinore. Është kjo Remzie Zeqiraj, e cila mban gradën major dhe është një nga oficeret e Zyrës për marrëdhënie me publikun në FSK.

Aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) 206 femra mbajnë të veshur uniformën e ushtrisë. Ushtaraket në FSK mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si oficere, komandante, zëvendëskomandante.

Kurse, gradat përfshijnë një kolonele, tri femra janë nënkolonel, katër majore, pesë kapitene, shtatë togere, dy rreshtermajore, dhjetë mbajnë gradën kapterë, dhjetë rreshter, 28 tetar si dhe 136 ushtare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Stema e shtetësisë së Kosovës bukur në uniformën e ushtareve femra që me krenari i shërbejnë atdheut. Madje në Kosovë ka pasur rol kryesor në mbajtjen e familjes, sidomos në rastet kur kryefamiljarët ishin burgosur për shkak të aktivitetit të tyre politik.

Kjo vazhdimësi u reflektua kur një pjesë prej tyre u dëshmuan dhe si ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e tani vazhdojnë misionin e tyre në FSK.

Remzie Zeqiraj mban gradën major, dhe është një nga oficeret e Zyrës për marrëdhëniet me publikun, e cila po ashtu është një nga femrat e para që veshi uniformën e ushtares.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...