A po preken vlerat e luftës me zgjedhjet në Drenas?

PUBLIKUAR

Tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen më 4 dhjetor.

Në këto zgjedhje do të garojnë pesë parti politike dhe tre kandidatë të pavarur. Ndërsa, ka edhe subjekte të cilat kanë vendosur t’i bojkotojnë këto zgjedhje.

Në mesin e partive që kanë vendosur të mos kenë kandidat në këto zgjedhje, është edhe Lëvizja Vetëvendosje me arsyetimin se me vendimin për zgjedhje të parakohshme po shkelen vlerat e luftës.

“Këto zgjedhje janë produkt i një vendimi gjyqësor për dënimin e ushtareve të UÇK-së që ne mendojmë vazhdimisht se janë gjykime të padrejta dhe Lëvizja është e angazhuar maksimalisht për të dalë në mbrojtjen e vlerave te luftës”, ka thënë për IndeksOnline, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje të Qendrës së Drenasit, Shemsi Elezi.

Por njëjtë nuk mendon kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili thotë se këto zgjedhje po bëhen për shkak se komuna e Drenasit ka mbet pa kryetar pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit.

“Nuk mendojmë që preken vlerat e luftës pasi këto zgjedhjet po bëhen për shkak se ajo komunë ka mbet pa kryetarë. Arsyeja e largimit të tij nga ky post tashmë dihet, ashtu siç është e ditur se ata janë të dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Eulexit. Pra, pa fakte dhe pa argumente. Prandaj nuk mendojmë që po preken vlerat e luftës”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, hedh poshtë idenë se nga këto zgjedhje mund të preken vlerat e luftës. Sipas tij, dënimi i të akuzuarve për rastin “Drenica 2” dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme janë dy gjëra të ndryshme.

“Ne jemi shprehur çdo herë se jemi kundër dënimit apo gjykimit të cilido luftëtarë të UCK-së. Edhe për dënimin e Nexhat Demakut dhe të tjerëve të përfshirë në rastin “Drenica 2” mendojmë që është bërë e padrejtë, mirëpo në anën tjetër jeta duhet të vazhdoj. Qytetarët e Drenasit duhet të kenë një kryetar komune që i udhëheqë ata dhe të mos ketë ngecje në çfarëdo aspekti”, ka thënë Qeriqi.

Zgjedhjet do të mbahen për shkak të dorëheqjes së Nexhat Demakut nga posti i kryetarit të Drenasit një ditë pasi që Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...