Vrau parukieren në Lezhë, autori i kërcënon familjen: Ua bëra mirë…

PUBLIKUAR

Pasi ka pranuar se e vrau ai parukieren, Etleva Ndoka, autori Alfred Nikolli nuk është mjaftuar me kaq.

Ai ka kërcënuar edhe familjarët e saj. Në një përballje me ta në korridoret e drejtorisë së Policisë së Lezhës, autori Alfred Nikolli ka kërcënuar familjarët e Etleva Ndojit se nuk është penduar për atë që ka bërë. “Mirë jua bëra dhe do t’jua bëj prapë!”, ka thënë ai, raporton “News 24”.

Ky reagim i autorit ka bërë që Policia e Lezhës të marrë masa duke mbajtur në izolim. “News24” ka zbuluar edhe se çfarë 31-vjeçari, Alfred Nikolli ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje policia e Lezhës. Sipas bluve autori ka qenë ka qenë tepër konfuz dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë.

Ai ka pranuar se kishte një lidhje intime me 28-vjeçaren Etleva Ndokën, nënë e një fëmije, të cilën e vrau duke e ekzekutuar me plumb në kokë brenda parukerisë, të cilën thotë se ia bleu vetë. “Unë ja bëra parukerinë dhe ajo nuk mund të braktiste, ndaj dhe e vrava”, mësohet të jetë shprehur 31 vjeçari.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...