Greqia e cilëson të rëndësishme vizitën e Obamës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në SHBA dhe fitores së Donald Trump, Athina zyrtare e konsideron tepër të rëndësishme vizitën e paracaktuar të Barack Obamës ditën e martë, edhe pse pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë i përket kampit kundërshtar të republikanëve.Burime qeveritare trumbetojnë orët e fundit deklaratën nga Uashingtoni të zëdhënësit të presidentit amerikan në detyrë, që duke përkrahur pozicionin e FMN-së thekson se borxhi grek nuk është i qëndrueshëm ndaj dhe duhet reduktuar.

Por vetëm tre ditë pas një sulmi terrorist ndaj ambasadës franceze në kryeqytetin grek, Athina ka marrë masa drastike sigurie për mbërritjen e Obamës.

Një fjalim i tij sipas programit është anuluar për aryse sigurie nga vetë anëtarët e grupit të sigurimit të presidentit, që kanë ardhur në fshehtësi të madhe në Greqi, thotë gazeta “Kathimerini”.

Vetëm dje kanë mbërritur larg kamerave televizive në aeroportin e Elefsinës mbi 150 agjentë specialë bashkë me automjetet e blinduara me të cilat do të kryhen lëvizjet në Athinë.

Më herët një avion special kishte sjellë edhe 300 agjentë të tjerë, arsenal ushtarak dhe një helikopter. Nga ana e tyre, organet greke kanë vënë në dispozicion mbi 3.000 policë, pjesëtarë të forcave speciale dhe të antiterrorit.

Shqetësim për qeverinë është një peticion i grupit terrorist Komploti i Celulave të Zjarrit, i publikuar në një faqe interneti anarkiste, ku ftohen qytetarët që t’i prishin festën e mbërritjes presidentit amerikan.

Gjithashtu, edhe Partia Komuniste greke ka bërë thirrje që të martën të gjithë grekët të dalin në protesta kundër Barack Obamës dhe çka ai përfaqëson.

/ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...