Lladrovci: E kam të sigurt fitoren në Drenas

PUBLIKUAR

Ramiz Lladrovci po thotë se është i bindur se do të fitojë në Drenas. Premton se do të punojë në shpenzimin e buxhetit në të mirë të Drenasit. Thotë se kundërshtarët për kreun e Komunës nuk janë serioz në këtë garë dhe nuk ia rrezikojnë fare fitoren.

Ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka thënë se është rikthyer në vendlindje për shkak se është i bindur se të dalë fitues për kreun e Komunës së Drenasit.

“Unë do të fitoj. Kjo nuk bëhet fjalë”, ka thënë Lladrovci, në një bisedë për Express.

Ky ish-deputet i PDK’së ka thënë se në qytetin e tij i ka përkrahës simpatizantët e PDK’së, shoqërinë civile, intelektualet dhe anëtarët e partive tjera.

Lladrovci ka  thënë se pretendentët për të udhëhequr Drenasin “nuk janë as kandidatë”, pasi e kanë të sigurt humbjen.

Lladrovci ka premtuar se do të punojë deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm me projektet e nisura nga ish-Kryetari, Nexhat Demaku. Ka thënë se edhe buxheti është i miratuar dhe do të punojë në zbatimin e projekteve të mbetura.

Lladrovci është caktuar kandidat për Shef të Drenasit pasi Kryetari i deritashëm është dënuar për krime lufte bashkë me disa zyrtarë të tjerë të PDK’së.

Lladrovci thotë se zgjedhjet janë të imponuara pas vendimeve “politike të EULEX’it”.

“Unë do të punoj më mirë se çdokush që do të mund ta udhëheqte me Drenasin”, ka shtuar ai.

Drenasi është njëri prej qyteteve që prej pasluftës udhëhiqet prej një partie politike, PDK’së.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...