Shefi i NATO’s pret që sjelljet e Rusisë ndaj saj të vazhdojnë me dekada

PUBLIKUAR

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se sjellja e fortë e Rusisë ndaj NATO-s do të mund të zgjasë me dekada.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Rasmussen tha se Rusët janë ‘ndjerë të përulur dhe të tradhëtuar gjatë viteve 1990 dhe kjo ëhstë arsyeja pse ka një dëshirë të fuqishme ruse për të rikthyer madhështinë ruse në territorin e ish Bashimit Sovjetik”

Rasmussen tha se është i “shqetësuar me mundësinë që kjo të zgjasë aq sa ka zgjatur edhe Lufta e Ftoftë”.

Marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Moskës janë përshkallëzuar që kur Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014, transmeton REL.

NATO-ja pezulloi bashkëpunimin ushtarak dhe atë politik me Kremlinin, megjtihëse kanalet politike dhe ushtarake të komunikimit mbeten të hapura.

Në përgjigje të aktiviteteve të Rusisë në Ukrainë, NATO-ja u pajtua më heret gjatë vitit 2016 që të krijojë grupet e betejave në Shtetet Baltike dhe në Poloni me një numër të përgjithshëm prej 4 mijë trupash që do të jenë gati më 2017.

Rasmussen, që përfundoi mandatin e sekretarit të përgjtihshëm të NATO-s më 2014, mendon se vendosja e trupave “mund të ngrisë tensionet”

Por, tha ai, në një afat të gjatë “një parandalim i fortë i NATO-s do të kontribuojë gjithashtu për qetësimin e situatës”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...