Rektori Dema ngushëllon familjen Dehari

PUBLIKUAR

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari pas vdekjes së dajlit të tyre Astrit Deahrit në burgun e Prizrenit.

Dema përmes një telegrami ngushëllimi ka bërë te ditur se ai së bashku me studentët e UP-së sonte do të ndezin qirinj në shkallët e Bibliotekës Kombëtare.

Telegrami i plotë:

Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e birit Tuaj dhe studentit tonë Astrit Dehari. Si rektor i UP-së, bashkë me gjithë menaxhmentin dhe studentët e Universitetit, na lejoni t’u shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka plandosur studentët dhe stafin e tonë.
Mbahuni fortë e dhembjen shndërrojeni në forcë.
Në shenjë respekti për vdekjen e Astritit, rektori me stafin e tij dhe studentët e UP-së, në orën 17.00h, në shkallët e Bibliotekës Kombëtare do të ndezin qirinj.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...