Azilkërkuesit largohen nga Gjermania

PUBLIKUAR

Shumica do të depërtohen me autobus, por ka edhe shumë të tillë me aeroplan, e kjo vlen për refugjatët në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina.

Azilkërkuesit po largohen nga Gjermania. Disa janë të zhgënjyer, e të tjerët nuk mund të qëndrojnë më. Të huajt tashmë po kthehen në vendet e tyre, shkruan ‘tagesspiegel.de’.

Në dy tremujorët e parë të këtij viti, 7900 të huaj janë larguar vullnetarisht nga Berlini, kurse deri në fund të tetorit është kërkuar që 1748 njerëz të largohen dhe janë dëbuar, përcjell albinfo.ch.

Shifrat janë të ndryshme, derisa në vitin 2015, 806 persona ishin dëbuar, kurse para dy vjetësh u dëbuan 602.

Shumica do të depërtohen me autobus, por ka edhe shumë të tillë me aeroplan, e kjo vlen për refugjatët në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina.

Numri i ardhjeve të reja në Berlin është pakësuar. Deri në fund të tetorit ishin 15 mijë, kurse në këtë kohë një vit më parë, kjo shifër arriti në 55 mijë.

Vendet e destinacioneve më të shpeshta ku kthimi ishte në baza vullnetare ishin Iraku, Afganistani dhe Shqipëria.

Shumë prej tyre ishin zhgënjyer, pasi kishin parë të ardhme në Gjermani. Ai kishin parë se për këtë nevojitet kohë, kualifikim profesional dhe strehimi nuk është i sigurt.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...