Detyrohet ta lërë shtëpinë, pasi u konvertua nga islami në të krishterë (Foto)

PUBLIKUAR

Një baba i gjashtë fëmijëve është detyruar të ikë nga shtëpia për herë të dytë dhe druhet për sigurinë, si pasojë e “shtatë viteve përndjekje” pasi që është konvertuar nga Islami në Krishterim.

Nissar Hussain, i cili në vitin 2008, ishte pjesë e një dokumentari të “Channel 4 TV”, për keqtrajtimin e myslimanëve të konvertuar në të krishterë, u shtrua në spital vitin që shkoi pas një sulmi brutal që u kap nga kamerat e sigurisë në nëntor, transmeton Express.

Dy burra të mbuluar me kapuç, njëri i armatosur me bisht kazme, e sulmuan, duke i shkaktuar lëndime dhe thyerje.

Hussain, i cili është 50-vjeçar, ka një vit që ka planifikuar të largohet bashkë me familjen nga shtëpia në Brandford, Angli. Ai u largua këtë javë nën përcjelljen e policisë.

Ai ka thënë se “përndjekja ekstreme” e ka shkatërruar familjen e tij.

“Familja ime është e shqetësuar dhe tejet e traumatizuar se po largohemi,” ka thënë ai.

“Por, kur jetën e ke në rrezik, atëherë nuk ke zgjidhje tjetër,” shtoi ai.

Hussain u konvertua në të krishterë para 20 viteve, por thotë se në vitet e fundit ka qenë subjekt i ngacmimeve dhe sulmeve të dhunshme nga një pjesë e komunitetit islamik, pas transmetimit të dokumentarit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...