Zgjedhje, para reformës zgjedhore

PUBLIKUAR

artitë politike janë ndarë dysh rreth reformës zgjedhore. Koalicioni qeverisës mendon se duhet të bëhet reforma zgjedhore, pastaj të organizohen zgjedhjet, derisa, opozita mendon se është e kundërta, njëherë zgjedhjet e pastaj nisja e një reforme zgjedhore të mirëfilltë

Zërat të cilët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme janë rritur kohëve të fundit në Kosovë. Ato po shihen si zgjidhje e krizës politike në vend. Mirëpo, para se të zhvillohen zgjedhjet në vend, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur një iniciativë për reformë zgjedhore.

Por, këtë iniciativë po e kundërshtojnë partitë parlamentare opozitare, të cilat po e quajnë farsë nismën e kreut të shtetit. Thonë se në Kosovë së pari duhet të zhvillohen zgjedhjet, e pastaj të hyhet në një reformë zgjedhore të mirëfilltë, meqë një gjë e tillë kërkon kohë, e sipas tyre, aktualisht nuk ka kohë për reformë të mirëfilltë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Po ashtu edhe para më shumë se pesë viteve kishte nisur një reformë zgjedhore, por që asnjëherë nuk përfundoi, pikërisht për fajin e liderëve të partive të mëdha, PDK-së e LDK-së. Dy komisione parlamentare kishin punuar gati për rreth një vit, njëri për ndryshimet kushtetuese, e tjetri për ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet, por që asnjëherë nuk u votuan në Kuvend

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...