Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në kongresin e saj të 21-të sot do t’i shpallë listat për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 11 dhjetor. Në këtë kongres të LSDM-së pritet të zbulohen emrat ë 120 kandidatëve për deputetë për gjashtë njësitë zgjedhore.
Kongresi i LSDM-së do të mbahet në hotelin “Alexander Palace” në Shkup, me fillim në orën 14./Gazeta Express/


