Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

PUBLIKUAR

Psikologët e Duke University në Londër, kanë bërë një hulumtim të gjerë, dhe kanë nxjerr rezultatin se tymosja e tepërt e marihuanës, i bën njerëzit të dështuar.

Studimi i bërë fëmijë dhe të rritur deri në 38-vjeçar, që tymosin së paku katër herë në javë, ka zbuluar se ata kanë më pak cilësi shoqërore, se sa prindërit e tyre, transmeton Telegrafi.

Tymosësit e rregullt, kanë probleme me paratë, punën dhe lidhjen me partnerin – e cila përkeqësohet me vazhdimin e përdorimit të marihuanës.

Përdoruesit e kësaj bime, kanë edhe probleme socio-ekonomike dhe nivel më të ulët të inteligjencës, sjellje jo sociale dhe motivim më të vogël.

Ata që përdorin marihuanë në fëmijëri, kanë ankthe, depresion dhe adoleshencë jo të mirë.

“Personat që tymosin për një kohë të gjatë, ka mundësi që vjedhin, gënjejnë sepse nuk mund të punojnë si duhet dhe mashtrojnë në lidhje” nënvizohet më tutje në hulumtim. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...