Filmohet momenti kur nokautohet për vdekje burri në mes të rrugës (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një video që është postuar së fundmi në internet ka shokuar opinionin, në të cilën shfaqet momenti kur një burrë goditet për vdekje me grusht në fytyrë nga një burrë tjetër.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike kanë filmuar momentin e tmerrshëm, derisa këtë video e ka publikuar policia e New York-ut, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si një burrë i veshur me të bardha i afrohet viktimës Patrick Gorman, të cilin e nokauton me një goditje të vetme.

Por në momentin që 64-vjeçari përfundon me fytyrë në tokë, shihet se si mundohet të ngritët në këmbë por pas disa sekondave kolapsin.

Sipas raportit fillestar të policisë, besohet se Gorman aksidentalisht ishte përplasur me të dashurën e sulmuesit derisa po ecte rrugës, të cilës madje i kërkoi falje.

Por  duket se kjo nuk i mjaftoi të dashurit të saj, i cili nuk hezitoi ta përplas për tokë, goditje kjo që i kushtoi me jetë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...