Pacolli: Jo koalicion me PDK-në e LDK-në

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të bëjë assesi koalicion me LDK-në e PDK-në.

“Me dy partitë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në, nuk shoh asnjë lloj mundësie për bashkëqeverisje. Unë nuk e tradhtoj qytetarin e Kosovës ngase bashkë me qytetarët i konsideroj të dyja këto parti si përgjegjëset kryesore të humbjes së shpresës dhe rrënimit ekonomik”, ka deklaruar Pacolli në një prononcim për “Zërin”.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet çojnë deri te zgjidhja e situatës aktuale.

“Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e kësaj situate të rëndë. Varfëria është në rritje, ndërsa Qeveria nuk është duke e bërë asnjë veprim që shkon në drejtim të përmirësimit të gjendjes”, ka shtuar ai.

Pacolli gjatë bisedës për “Zërin” ka thënë se pret që partia e tij t’i fitojë 20 për qind të votave.

“Me këtë rritje të vazhdueshme unë pres realisht që AKR-ja ta kalojë shifrën e 20-përqindëshit në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar ai. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...