‘Brumbulli’ Dune nga Volkswagen që lansohet më 2017 (Foto)

PUBLIKUAR

Modelet e Volkswagen të njohura si brumbuj, kanë qenë për një kohë të gjatë në treg dhe janë pëlqyer shumë nga klientët, si për dukjen po ashtu edhe për mënyrën e lëvizjes.

Tani kompania ka bërë të ditur se do të sjellë një makinë të re, nga po ky brend, transmeton Telegrafi.

Dune është makina e vogël që lansohet më 2017, që pos dy dyerve të zakonshme, ka një tavan që hapet varësisht nga dëshira.

Me linja të buta dhe aerodinamikë të shtuar, ky model pritet të jetë mjaftë i kërkuar. Duke ia shtuar kësaj faktin se çmimi është 31 mijë dollarësh, kërkesat vetëm se do të shtohen, meqenëse është një shumë e përballueshme.

Megjithatë, kjo makinë lë për të dëshiruar sa i përket shpejtësisë që arrin. Me 170 kuajfuqi, ky VW nuk ka mundësi të lëvizë me shpejtësi, megjithëse nuk dihet cila do të maksimalja.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni si duket nga afër kjo makinë. /Telegrafi/

brumbulli-dune-nga-volkswagen-qe-lansohet-me-2017-foto-2

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...