Zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj, ka dalë kundër buxhetit të miratuar nga ana e Qeverisë së Isa Mustafës.
Ai në emisionin “Ora e Fundit” në “Klan Kosova” ka theksuar se ky buxhet nuk do ta zhvillojë Kosovën.
“Unë jam kundër këtij buxheti. Ky buxhet nuk është në rregull dhe do t’i sjellë telashe Kosovës”, tha ai
Sipas tij, ky buxhet do të jetë vështirë i implementueshëm.
“Shifrat janë fiktive”, ka theksuar ai, duke shtuar se paratë nga AKP-ja nuk mund të bëhen pa u ndryshuar ligji.
“Avdullah Hoti as që ka dashur të dëgjojë për këshillat tona dhe e ka propozuar këtë buxhet”, tha ai.


