Pas mbledhjes së Komisionit për Stabilizim-Asociim, Xhavit Haliti në një deklaratë për media në lidhje me arrestimet e fundit ka thënë se Kosova e ka të pamundur ta imponojë politikën në Serbi. Ai ka nënvizuar që njerëzit që kanë probleme t’i shmangin lëvizjet në Serbi, shkruan Gazeta Express.
“Serbia e bën politikën e vet brenda shtetit të vet, Kosova e ka të vështirë ta imponojë politikën në Serbi. Të paktën njerëzit që e finë qe kanë probleme mos të lëvizin nëpër Serbi,” tha Haliti.
“Serbia e bën politikën e vet brenda shtetit të vet, Kosova e ka të vështirë ta imponojë politikën në Serbi. Të paktën njerëzit që e finë qe kanë probleme mos të lëvizin nëpër Serbi,” tha Haliti.
Ndërsa në lidhje me strategjinë diplomatike të Kosovës, Haliti shprehu se diplomacia kushton dhe nuk mund të zhvillohet me Facebook.
“Nuk mund të zhvillosh diplomaci, t’i kërkosh takim ni diplomati a deputeti e të shofish a po ta pagun ai kafen se s’ki lekë me veti. Diplomacia kushton, e diplomacia duhet ta ketë buxhetin e vet. Diplomacia nuk zhvillohet me Facebook,” ka shtuar Haliti.


