Maqedonia me Amerikën kundër ISIS

PUBLIKUAR

maqedonia-me-amerik-euml-n-kund-euml-r-isis_hd

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në Nju-Jork u takua me ndihmës-sekretaren amerikane të shtetit për Evropë, Viktoria Nuland.

Në këtë takim u fol edhe për çështjen mjaft të diskutuar, atë të vatrave të terrorizmit në Ballkan.

Popovski i tha Nulandit se Maqedonia është vendosur pro-vendeve që duan ta luftojnë ISIS-in dhe se shpreson që të gjitha vendet ballkanike të bëhen bashkë kundër grupit terrorist.

“Amerika është e interesuar që në Ballkan të kemi bashkëpunim më të mirë në luftën dhe parandalimin e luftëtarëve të cilët shkojnë nga Ballkani dhe marrin pjesë në anën e Shtetit islamist në Irak dhe Siri. Kjo nënkupton edhe këmbim i informacioneve, nënkupton edhe mbështetje politike, si dhe punë me liderët e bashkësive islamiste nga i gjithë rajoni. Në këtë pjesë interesi amerikan është që secili nga shtetet të jetë partner i sigurtë, të mundemi së bashku të punojmë drejt ballafaqimit me këtë të keqe të përbashkët”, tha Popovski.

Maqedonia ishte edhe një nga bashkësponsorët e rezolutës të Këshillit të Sigurimit, me të cilën anëtaret e KB-së janë te detyruara të mos lejojnë shkuarjen e qytetarëve të tyre në grupet e huaja terroriste. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...