Anketë: Gjysma e pronarëve të Note do të kalojnë në iPhone 7

PUBLIKUAR

Lansimi me problem dhe zëvendësimi i Samsung Galaxy Note 7 për shkak të baterive me probleme mund të shtyjë pronarët e kësaj pajisje të ndërrojnë jo vetëm telefonin, por edhe kompaninë.

Sipas një ankete të publikuar nga firma e hulumtimeve IDC thuhet se gjysma e pronarëve të Note 7 me të cilët ka folur kompania kanë deklaruar se do të zgjedhin iPhone nga Apple në vend të pajisjeve të Samsung.

Kjo anketë mund të jetë në kundërshtim me deklaratat e fundit nga drejtori i Sprint i cili ka bërë të ditur se shumica e klientëve me Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7.

Një tjetër kompani hulumtimi, e njohur si BayStreet ka parashikuar se 70 për qind e pronarëve të Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7.

Sipas IDC, anketimi është bërë online më 17 dhe 18 tetor, katër ditë pasi Samsung ka deklaruar se do të ndalojë prodhimin e Note 7.

Për më shumë, IDC ka shtuar se 17 për qind e pronarëve të Note 7 kanë pohuar se do të zgjedhin një tjetër telefon nga Samsung.

Lajmi i mirë nga kjo anketë është se shumica e të anketuarve kanë deklaruar se Samsung do t’i mbijetojë zëvendësimit të Note 7.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...