Një tjetër grabitje me maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku hajdutët kanë mundur të marrin një kasafortë me lekë dhe të largohen.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:12, ku dy persona me maskë kanë shkuar tek karburant në Qafë Kashar.


