Matoshi: Kosova, një komb i ri

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Halil Matoshi ka vlerësuar se deklaratat rreth bashkimit Kosovë-Shqipëri bëhen vetëm për interesa politike dhe si të tilla janë tërësisht boshe.

Në një intervistë dhënë për Gazetën “Zëri”, Matoshi ka konsideruar se nuk duhet humbur kohë duke u marrë me të tilla deklarata.

Ndërkaq ka thënë se kombi kosovar, sikurse ai shqiptar, është krijuar me intervenimin e Perëndimit.

Pavarësisht kësaj, sipas Matoshit, Serbia i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por jo edhe ata të Kosovës.

“Politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës i sheh si pakicë etnike”, ka deklaruar ai.

Tutje, Matoshi ka thënë se kombi kosovar e ka në pronësi të vet shtetin kosovar.

Ndërkohë, gjatë intervistës për “Zërin”, ai ka theksuar se tani Kosova përbën një komb të ri.

Zëri: Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

Matoshi: Identitetet janë të shumëfishta dhe të shndërrueshme. Amin Malouf, identitetin etnik e quan të ngurtë, vrastar. Mirëpo identiteti supraetnik kosovar mund të zbërthehet në një shumësi identitetesh, jo vetëm atë gjuhësor dhe historik. Ndër tjera kombi kosovar është krijuar me intervenimin e Perëndimit. Njëjtë sikur edhe kombi shqiptar. Shumë faktorë autokton e kanë ndihmuar kombkrijimin në Kosovë – të tilla si përvoja paraprake demokratike, niveli i zhvillimit ekonomik, dhe homogjeniteti social – mund të ndikojnë në lehtësinë apo vështirësinë e ndërtimit të kombit, por përcaktuesi më i rëndësishëm i kontrollueshëm duket të jetë niveli i përpjekjeve ndërkombëtare, matur në trupat, të hollat dhe kohën. Nocioni “kosovar” si identitet subetnik është shumë më i pranueshëm edhe për pakicat etnike që t’i bashkohen kombit të vullnetit.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...