Rihapen tregjet e kafshëve në Kosovë

PUBLIKUAR

Pas një pune disamujore në luftën ndaj sëmundjes gungore të gjedhëve, tregjet e kafshëve do të mund të rihapen në të gjithë vendin. Kështu ka thënë Lamir Thaçi, zyrtar për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës.

Ai ka deklaruar se vlerësimi i dhënë nga drejtoritë përkatëse pas hulumtimit të gjendjes në terren është real, por që në të kundërtën ata do të jenë duke e monitoruar gjendjen në vazhdimësi.

“Pas një pune për këtë periudhë katërmujore, në të gjithë territorin e Kosovës, për ta luftuar sëmundjen, dhe tani përmes drejtorisë për Shëndetin e Kafshëve, t’u lejohet fermerëve për të tregtuar kafshët”, ka thënë Thaçi, në Ora e Fundit të Klan Kosovës.

“Tani bashkërisht me inspektorët komunal do të dalim në terren për të përcjellë gjendjen. Do të vazhdojmë të kontrollojmë nëpër tregje dhe nëse hasim në parregullsi do të veprojmë me kohë. Por ne besojmë që vlerësimi është real dhe që nuk do të ketë nevojë për kurrfarë veprimi kthyes”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...