Sot, më 28.10.2016, u promovua libri “Më jep një dorë” në Bibliotekën Kombëtare, Prishtinë. Me pranin e shumë mysafirëve: familjarë, profesorë dhe administrues publik. Libri në fjalë është shkruar nga nxënësit e klasës së katër, në krye mësuesin e tyre Bedri Kadriu, nga shkolla “Ibrahim Banushi” Shalë të Lipjanit.
Libri “Më jep një dorë” ngërthen në vete dy gjini letrare (tregimin dhe përrallën), por edhe analizën letrare. Promovimi i këtij libri, sot, për nxënësit, mësuesin, shkollën dhe prindërit, ishte një festë…, kurse për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, kritikët e librit, vlerësohej si një aktivitet i qëlluar dhe me vlera arsimore, edukative e kulturore. Mesazhin që përcjellin nxënësit autorë tek lexuesit e librit, është: “Shokë dhe moshatarë, urojmë që sa më parë të keni në dorë librin tonë, i cili do t'iu bëj të hyni në botën imagjinare. Ju urojmë lexim të këndshëm!”



