Tragjike: Mbyten 90 emigrantë në Mesdhe

PUBLIKUAR

Më shumë se 90 emigrantë besohet se janë mbytur sot në Detin Mesdhe, pasi anija e tyre e grisur u fundos në det pak kohë pasi që ishte nisur nga bregdeti libian.

Zëdhënësi i marinës libiane, Ayoub Gassim, ka thënë se roja bregdetare ka arritur t’i shpëtojë 29 të mbijetuar, të cilët kanë treguar se anija e plastikës ishte shqyer dhe kishte filluar të mbushej me ujë rreth 42 kilometra brenda në det, transmeton Express.

Ai ka shtuar se, në total, 126 emigrantë gjendeshin në anije, shumica shtetas afrikanë.

Ata ishin nisur nga Tajoura, në perëndim të Libisë, para agimit të mërkurën, ndërsa roja bregdetare kishte marrë një telefonatë për ndihmë rreth orës 3 pasdite.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve të mbytur në Mesdhe deri më tani këtë vit, ka arritur në 3.800, duke e bërë vitin 2016 më vdekjeprurësin ndonjëherë për emigrantët. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...