Familja e Zahir Pajazitit: Zahiri s’ka qenë polic, ka qenë në shkollë të policisë

PUBLIKUAR

Ejup Pajaziti, vëllai i heroit kombëtar Zahir Pajaziti ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli sipas së cilës Zahiri ishte polic.

 

“Zahiri ka qenë nxënës në shkollën policore në Vushtrri”, i ka thënë Klan Kosovës, Pajaziti.

“Nga aty është përjashtuar në vitin e dytë të shkollimit, ka qenë viti 1979, pasi është parë si njeri i papërshtatshëm për ish-sistemin”, ka thënë vëllai i Heroit kombëtar.

Veseli e bëri këtë deklaratë në seancën e sotme të  Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për vlerat e UÇK-së.

Gjatë debatit, deputeti Zafir Berisha i është drejtuar ministrit Hajredin Kuqi se dikur ka kryer detyrën e “Milicit”.

Më pas Veseli ka marrë fjalën, duke iu drejtuar Berishës: “Zafir edhe Zahir Pajaziti ka qenë polic”.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...