Në Shkup mbahet panair studimesh dhe turizmi për në Francë

PUBLIKUAR

Instituti francez në Shkup organizon sot Panair për studime dhe turizëm ”Mirë se vini në Francë!”. Aktiviteti mbahet në bibliotekën kombëtare universitare ”Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas organizatorit, panairi është një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me të gjitha mundësitë për studime në Francë, me programet për bursa dhe çështje praktikash, për jetën studentore, informacione për pagesa të ulëta për shkollim, si edhe për procedurat e regjistrimit.

Në këtë aktivitet do të prezantohen edhe mundësitë turistike të Francës, si destinacioni i parë në botë, përmes prezantimit të rajoneve të Korzikës, Normadisë dhe Alzasit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...