Rrustem Berisha rrëfen për luftën e UCK-së: Nuk i frikësohem Speciales (Video)

PUBLIKUAR

Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, i cili është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rrëfyer për emisionin ‘Fakt Plus’ luftën e UÇK-së. Ai shpreh çudinë me sulmet qe po i bëhen UÇK-së.

Të gjithë ata qe ishin në vijën e frontit, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë paramenduar se do të vijë dita qe do të ballafaqohen më këso sulme.

Krejt këto sulme, sipas tij, mund të jenë të ndërlidhura me Gjykatën Speciale. Deputeti i AAK-së thotë se nuk i frikësohet aspak kësaj Gjykatë pasi i janë vrarë shokët më të mirë.

“Aspak nuk i frikësohem për faktin se neve na u kanë vra shokët më të mirë në luftë. Ne çdo ditë qe jetojmë e kem dhuratë prej zotit dhe çka do qe ndodhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi”, ka thënë Berisha në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për seancën e nesërme të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për vlerat e UCK-së në raport me situatën e krijuar.

Ndërsa ka shprehur keqardhje për dënimin e ish udhëheqësve të UCK-së në rastin Drenica. Duke shtuar se nganjëherë edhe drejtësia më e madhe është padrejtësi.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...