Studimi: Ja sa ditë në vit gratë punojnë më shumë se burrat (Foto)

PUBLIKUAR

Mesatarisht, gratë punojnë 39 ditë më shumë në vit se burrat, sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror (FEB).

 

Po ashtu, mesatarisht gratë punojnë 50 minuta më shumë në ditë se burrat, tregojnë të dhënat nga raporti Global i Hendekut Gjinor i FEB, transmeton Express.

Ky raport thotë se ky mbizotërim i punës së papaguar i rëndon gratë dhe vlerëson se pabarazitë ekonomike mes gjinive marrin 170 vjet për t’u mbyllur.

Hendeku në mundësitë ekonomike, sipas raportit, tani është më i madh se në çfarëdo kohe që nga viti 2008.

Gati një e çerek i një miliardi grave janë futur në fuqinë punëtore globale gjatë dekadës së fundit, sipas raportit.

Edhe pse burrat bëjnë 34% më shumë punë të paguar se gratë, prapëseprapë gratë shpenzojnë më shumë kohë të punë të papaguar, siç janë punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët dhe për të moshuarit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...