Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet në orën 14:00, për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme.
Këtë kërkesë e kanë iniciuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohet për rastin e dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit do të mbajë edhe një konferencë të jashtëzakonshme në orën 15:00.
Ndryshe, edhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhje, mirëpo nuk dihen pikat e diskutimit.


