Daçiq: Marrëveshja për Fondin nuk e paragjykon statusin e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se me konfirmimin e marrëveshjes  për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor në asnjë mënyrë nuk paragjykohet çështja e  statusit të Kosovës.

Kryediplomati serb tha në parlament se asnjë veprim i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për përmbylljen e marrëveshjes nuk do të konsiderohet si i vlefshëm nëse tejkalon kompetencat e siç i quajti ai “Institucioneve të Përkohshme”, transmeton Klan Kosova.

Ai shpjegoi se Fondi për Ballkanin Perëndimor është formuar në modelin e Fondit të Vishegradit për të ndihmuar zhvillimin e bashkëpunimit dhe të inkurajojë zhvillimin e marrëdhënieve midis shoqërisë civile, sektorit akademik përmes projekteve të përbashkëta, të tilla si promovimin e bashkëpunimit kulturor, bashkëpunim në fushën e shkencës dhe arsimit, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm .

Daçiq ka thënë mes tjerash e marrëveshja është një vazhdimësi e asaj të arritur në negociatat me Prishtinën dhe ishte nënshkruar nga Borko Stefanoviq , ish-shef i ekipit negociator serb, raporton “Tanjug”.

Fondi për Ballkanin Perëndimor  synon forcimin e lidhjeve dhe nxitjen e integrimit evropian të Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...