Me viza edhe këtë vit, humbëm të gjitha afatet

PUBLIKUAR

Kosova po i humb të gjitha afatet për ta marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja këtë vit. Kushti për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk po plotësohet dhe për këtë shkak qytetarët e vendit nuk do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit do të vazhdojnë të mbesin të izoluar, duke mos mundur të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pasi institucionet e Kosovës nuk po i kryejnë obligimet e tyre të vëna si kusht nga Bashkimi Evropian. Demarkacioni me Malin e Zi, i cili është kusht i pakapërcyeshëm për ta marrë liberalizimin, institucionet nuk e kanë ndërmend të kryejnë, duke qenë se nuk e kanë si prioritet.

Madje krerët e institucioneve çdo fushatë zgjedhore liberalizimin e kanë pasur si top-prioritet, ani pse asnjëherë nuk u përmbush.

Gazeta “Zëri” javë më parë ka botuar një dokument të përgatitur nga Ministria e Jashtme e Kosovës, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës synonte që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi të kalojë në Parlament prej datës 25-27 tetor 2016, në mënyrë që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.

Në të kundërtën heqja e vizave me BE-në shtyhet për vitin tjetër. Por, në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur dje, është bërë e ditur se në seancën e 27 shtatorit nuk do të jetë pikë e rendit të ditës demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...