Dikiq i frikësohet shqiptarëve edhe në burg

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiq i cili së bashku me 19 shtetas të tjerë serbë u arrestua më 15 tetor nën dyshimin për planifikimin e sulmeve në institucionet shtetërore të Malit të Zi gjatë natës kur u mbajtën zgjedhjet, tha se ai ishte kundër grupeve çetnike dhe se nuk ndihet i sigurt për shkak të punës së tij të mëparshme kundër siç tha ai “terroristëve shqiptarë”.

Dikiq i cili po mbahet në burgun e Podgroicës i ka thënë presidentit të Këshillit për Kontrollin Civil të Policisë, Aleksandar Zekoviq, i cili i shkoi për vizitë atij në paraburgim se po trajtohet profesionalisht nga stafi i burgut, por jo edhe homologët e tij në rroba civile, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Siç ka thënë Zekoviq, gjatë kësaj vizite ai kishte biseduar me 13 të burgosurit, gjersa nuk i ishte mundësuar biseda me njërin nga të paraburgosurit me inicialet ve A.A, të cilin ka kërkuar që ta vizitojë edhe një herë, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...