Shpërthime në Japoni, ka edhe të vdekur

PUBLIKUAR

hpërthime të shumëfishta në qytetin Utsunomiya në Japoni kanë vrarë të paktën një person dhe kanë lënduar disa të tjerë, shkruan BBC.

Shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 11:30 të kohës lokale, në pjesën e njohur si Tochigi në veri të Tokyos.

Ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar shpërthimet.

Agjencia e lajmeve në Japoni Kyodo ka raportuar se në vendin ku ka ndodhur njëri nga shpërthimet ishte duke u organizuar një festival tradicional.

Një burrë që kishte qenë afër vendit të ngjarjes iu ka thënë mediave se ka dëgjuar “një krismë të madhe” dhe ka nuhatur erë baruti.

Policia ka bllokuar zonën dhe është duke hetuar rastin, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...